Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Kokino Pirgo në Kretë, pasi ka humbur jetën foshnja 9 muajshe e dy shqiptarëve.
BalkanWeb shkruan se foshnja djalë e një çifti shqiptarësh ndodhej nën kujdesin e gjyshes, kur prindërit kishin shkuar të mbledhin ullinj.
Sipas mjekëve të spitalit për fëmijë në Iraklio, foshnja, që arriti në gjendje koma në qendrën shëndetësore të fshatit dhe u transferua urgjentisht në këtë spital, është mbytur nga send apo ushqim i papërtypur që i ngeci në grykë.





