Një 28-vjeçar është plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë fshatit Bulgarec në aksin rrugor Korçë – Maliq.

28-vjeçari me iniciale E.L. humbi kontrollin e mjetit "Volkswagen" me targa AA 022 IX dhe përplasi një makinë "Audi" të parkuar në anë të rrugës.

"Shoferi i "Volkswagen" ka marrë dëmtime fizike dhe është dërguar në Spitalin e Korçës, ku aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore,"-raporton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.