Gjatë emisionit "Shiko kush luan", moderatorja Luana Vjollca u detyrua të tregonte diçka që askush nuk e dinte për të. Ajo zgjodhi të rrëfejë se cilët emra të njohur e ngacmojnë në rrjete sociale, ku një ndër ta ishte dhe DJ Calvin Harris.

Ky ka përjetuar një histori dashurie me këngëtaren shqiptare Rita Ora para disa vitesh. Të dy sollën edhe hitin "I will never let you down" në 2014.

Ndërsa për emrat e tjerë me famë botërore që "gjuajnë" Luanën renditet dhe Tyga, i cili është ish-i dashuri i milioneres Kylie Jenner; reperi The Game dhe DJ Snake.