Bukuroshaj shqiptare Almeda Abazi është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël të fëmijës së saj të parë me aktorin e njohur turk Tolgahan Sayisman.
Përgatitjet e çiftit për të voglin kanë filluar javë më parë dhe sipas 'Iconstyle', tashmë është vendosur edhe emri i djalit.
21 familjarë të Almedës dhe Tolgës kanë votuar mes dy alternativave më të pëlqyera për çiftin, duke zgjedhur mes emrave Alperhan dhe Effhan.
Mësohet se ata kanë zgjedhur Effhan si emrin më të bukur për të voglin që pritet të vijë në jetë në muajin prill.





