Kryetari i Partisë Demokratike në opozitë, Lulzim Basha ka akuzuar këtë të dielë përmes një statusi në rrjetin social Twitter, kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, për firmën e hedhur në një projekt të dyshimtë.

Basha shkruan se firmat e tyre janë hedhur për të zhvendosur shtratin e lumit të Lanës, që sjell si pasojë edhe prishjen e shtëpive të mbi 200 familjeve, për t’i hapur rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge.

"Rama dhe Veliaj firmosën për të zhvendosur shtratin e Lanës dhe për të prishur shtëpitë e mbi 200 familjeve! Këtë e bënë vetëm që ti hapin rrugë projektit të mikut të tyre trafikant droge, ku do të pastrohen 60 milion euro të krimit. Ndaj ata nuk e duan Vetingun në politikë!"