Një gjykatë angleze ka dënuar tre shqiptarë të cilët transportin parave cash në mënyrë ilegale jashtë Anglisë.
Jak Kolicaj u dënua me 8 vite burg, Gjelosh Kolicaj 6 vite burg ndërsa Faton Syberi 2 vite e 5 muaj burg për transportin e 7 milion stërlinave.
Agjencia Kombëtare e Krimit të Organizuar NCA zbuloi se tre korrierët shqiptarë kishin ndërmarrë 80 udhëtime me aeroplan për të transportuar paratë cash gjatë periudhës kohore nëntor 2016 deri në janar 2018.
Gjelosh Kolicaj, 37 vjeç dhe Jak Kolicaj, 47 vjeç trasportonin korrierët e parave deri në aeroport duke pritur deri sa ata të përfundonin procedurat e check in-it.
Ky rrjet kriminal kishte rektuar edhe disa shtetas rumun si korrierë të cilët nga Anglia dërgonin paratë në Belgjikë, Greqi dhe Shqipëri. Paratë fshiheshin në disa valixhe të modifikuara më një shtresë të dyfishtë.





