Një shtetas kosovar u kap në Portin e Durrësit, pasi posedonte një pasaportë false.
Më datë 21.12.2018, u shoqërua në DVP, Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi kosovar V. A., vjeç 50, banues në Deçan, Kosovë.
Sipas njoftimit të policisë, në SPK Port, Durrës, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një pasaportë e dyshuar e falsifikuar.
Ndaj tij rëndon akuza “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, sipas nenit 189 të Kodit Penal.





