Një banesë dhe një mjet janë vjedhur gjatë 24 orëve të fundit në Durrës.
Policia bën me dije se është vjedhur një banesë në Arapaj dhe një mjet i një firme private në lagjen nr.17. k
Ky i fundit u gjet i braktisur në Lezhë, dhe nuk dihet nëse është përdorur për të realizuar ndonjë vepër penale apo është braktisur për arsye të tjera.
Njoftimi i policisë:
*Më datë 21.12.2018, në Arapaj, Durrës, është vjedhur banesa e shtetasit J. G., vjeç 51, banues në Arapaj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
*Më datë 21.12.2018, në lagjen nr. 17, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur mjetin në pronësi të një firme, i cili u gjet i braktisur në Lezhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.





