Një grua ka shkuar e vetëhelmuar në urgjencën e spitalit Durrës.

Sipas informacioneve zyrtare të policisë, ditën e premte më 21 dhjetor, shtetasja L. N., vjeçe 48, banuese në Durrës, ka pirë ilaçe me shumicë dhe është paraqitur për të marrë ndihmën mjekësore në urgjencë.

Pas ndërhyrjes nga ana e bluzave të bardha të Durrësit, 48-vjeçarja është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë, ku dhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa arsyet që e shtynë drejt këtij akti nuk dihen ende.