Çifti më i komentuar i momentin në showbiz-in shqiptar është Fatma Methasani me Alfio Rrotanin. Ata kanë vendosur që historinë e tyre të dashurisë ta tregojnë në një intervistë për “Revista Class”.
Gjatë kësaj interviste, Fatma dhe Alfio kanë zbuluar emocionet dhe ndjenjat e krijuara për njëri-tjetrin që në takimin e parë.
Ndërkohë Alfio ka treguar edhe momentin e prezantimit të partnerëve te familjarët. Ai thotë se mamaja e Fatmës kishte pasur vetëm një merak të madh për dhëndrin, i cili lidhet me tatuazhet e tij.
“E ka pyetur një herë Fatmën… A hiqen ato tatuazhet?”, ka treguar Alfio për mamanë e partneres gjatë intervistës.





