Cristiano Ronaldo duket i bindur se nuk do të rikthehet më në Manchester për të jetuar, pasi ka nxjerrë në shitje vilën që disponon në qytetin anglez, të cilën e ka blerë në vitin 2006, kur ishte pjesë e “djajve të kuq”.
Portugezi e ka nxjerrë edhe më herët në shitje vilën e tij, por më pas ndryshoi mendje duke ia dhënë me qira futbollistit tjetër të Manchester Unitedit, Luke Shaw, për shumën e 7500 eurove në muaj.
Megjithatë, tashmë portugezi duket i bindur të shesë vilën që përbëhet nga 5 dhoma gjumi, pishinë, vaskë me hidromasazh dhe xhakuzi, palestër, kinema dhe sallë lojërash.





