Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha nuk i ka mbajtur nervat pasi deputeti Taulant Balla i ka përmendur emrin e vajzës së vogël në Parlament.
Balla akuzoi kryedemokratin Basha se ka lidhje me kompaninë Viktoria Invest, duke thënë se kjo duket qartë edhe nga fakti se kompana mban emrin e vajzës së vogël të tij.
“Vajza jote e vogël e ka emrin Viktoria, vërtet mendon ti se nuk e dimë ne që ke lidhje me kompaninë Viktoria invest? Është çështje kumbarësh. Mos shko më me makinën e firmës aty se banori e di si më tha, na duket sikur ka ardhur menaxheri i firmës”, deklaroi Balla.
Por përgjigja e Bashës ka qenë e papritur. Duke iu drejtuar Ballës, ai i tha se si instikt prindëror do t’i “kishte futur ndonjë grusht”.
“Në fakt instikti i parë është instikti i prindërit, dhe e di si më erdhi të të fusja një grusht. Por në fakt të prekësh mutin bëhesh vetë pis”, u shpreh Basha duke mohuar edhe akuzat e Ballës.





