Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë tha se në Partinë Socialiste ka dy kategori deputetësh.

Teksa replikonte me deputetin Ulsi Manja, Berisha tha se brenda partisë së drejtuar nga Edi Rama ka boss të krimit dhe shtylla të krimit, por edhe  një kategori tjetër të cilën e cilëson si “skllevër të krimit”.

"Ulsi, fjalimin ta ka bërë Ymer Lala, të kapi për zverku e të nxori nga gara e PS në Dibër, edhe ato interceptime që mund të jenë për ty janë të skllavit, disa janë bosët e krimit, të tjerë jeni skllevër të krimit, më ngjave si Edmond Bego mbrëmë në telefon. Disa jeni bos të krimit, disa skllevër të krimit. Ty Ulsi je skllav i krimit. Gjithçka që the ti për Venecian nuk qëndrojnë. Secili prej jush jeni o skllevër të krimit, ose jeni shtylla të krimit.Ndaj sot jeni lëshuar dhe keni ikur."