Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho tha nga foltorja e Kuvendit se nuk mund të behët veting i pastër në politikë kur krimi është i lidhur me institucionet politike në vend.

Duke shtruar pyetjen se ku do të shkojnë eksponentët e Partisë Socialsite si Dako, Çyrbja, Damian Gjiknuri dhe Ulsi Manja, Spaho nënvizoi se Rama i mbron për interesin politik të tij.

"Pse kemi mbërritur deri këtu. Përgjigja është vetëm një. Është ky kumbari që rri në karrigen kryesore, i etur për pushtet  aktivizon takamet e të gjithë kriminelëve. Nëse këto ndryshime do të miratoheshin, pyetjet vijuese do ishin: Po Vangjushi ku do shkojë, i cili transferon votues për interesat e veta. Ku do ta çonin Çyrben, i cili shërben në Tiranë dhe Durrës. Ku do ta çonin Damianin, ku do të shkojë Ulsi."