Gjatë fjalës së saj në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, e ka konsideruar kreun e qeverisë jo vetëm të droguar, por edhe peng të mallit që i shesin.
Kryemadhi deklaroi se nuk ka shpresë për miratimin e vetingut në politikë, pasi Rama do të ishte gijotina e parë.
“Nuk kam ndonjë shpresë që Vettingu në politikë do të pranohet se si mund të pranojë Rama të vetë hetohet sepse i bie që pa u miratua akoma të largohet nga politika. Deputete e ministra shkojnë në bankën e të akuzuarve, si mund të pranojë Gjiknuri Vettingun, kur duhet të japë llogari për firmën e falsifikuar. Po Ahmetaj si mund të pranojë në falsifikimin për të hequr nga xhepat e oligarkëve miliarda euro të depozituara në prag krishtlindjesh u bënë dhurata të jashtëzakonshme, kam mbi 300 milionë euro që do ua falë 5 oligarkëve. Si mund të pranojë Rama kur problemin e parë e ka më gruan që drejton një bankë dhe offshore, kur problemin ka me vëllanë, kur koncesionet me miliarda lekë që u vidhen shqiptarëve nuk dihet se ku shkojnë e shërbejnë për pastrimin e parave të drogës. Ai është gijotina e parë e SPAK dhe BKH, ti masin analizën e gjakut se një kryeministër që drogohet, dje na kishte ardhur me antiplumb, ai është peng i mallit që i shesin, varet ca malli i shesin. Të shikojmë kartelën shëndetësore, i është fshehur kartela nga Mira Rakacolli, nuk po them për burrin e saj, që e kuron nga astma. I them mos të pi drogë, se i bën keq për astmën. Ai ka një problem tjetër, përballjen me vetveten, se në 20 vite kemi dëgjuar njeriun modern, trendy që merr vesh nga çdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia sesi të përdhunojë njerëzit e tij dhe t’i fus në vorbullën e vet. Do të jetë KLP që do ta çojë para drejtësisë”, – u shpreh Kryemadhi.





