Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian të kërkuar për veprën penale të vjedhjes.

Mediat vendase shkruajnë se të arrestuarit janë shtetasit: Eltin Tota, 28 vjeç dhe Elton Brahelka, 29 vjeç, si edhe italiani 44-vjeçar i cili jeton në Fermo.

Dy shqiptarët besohet se janë autorët e vjedhjeve në banesa rreth zonës së Macerata. Gjatë kontrolleve, atyre iu sekuestruan mjete të paligjshme.

Hetimet kanë nisur më 12 dhjetor pas raportimit të një vjedhje, ndërsa autoritet kanë kryer hetime të cilat kanë mundësuar identifikimin e autorëve.