Një mësuese dhe një nxënëse janë përplasur nga një automjet para shkollës paraditen e sotme.
Ngjarja ka ndodhur qytetin e Lezhës, teksa dy të plagosurat po kalonin rrugën për të shkuar në shkollën "Kolin Gjoka".
Nxënësja 16-vjeçare dhe mësuesja janë dërguar në spitalin Rajonal të Lezhës dhe sipas informacioneve të para ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shoqëruar në komisariatin e Lezhës, drejtuesin e automjetit me targa Shkodre, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.





