Alban Skënderaj është një ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, këngët e të cilit janë shndërruar në hite.

Në një postim në Instagram, Albani i ka habitur jo pak ndjekësit teksa lajmëronte performancën e fundit në kryeqytet pasi do të shkëputej për një kohë të gjatë.

“Kjo do jetë performanca ime e fundit në Tiranë për një kohë të gjatë”, shkruan Albani, duke mos zbuluar detaje të tjera rreth këtij vendimi, ndërsa postimi i tij është mbushur me komente nga fansat që e pyesin.