Sot do të zhvillohet një tjetër seancë parlamentare, pas asaj të një dite më parë ku pati tensione midis opozitës dhe mazhorancës. Deputetët nga mazhoranca dhe opozita do të mblidhen për të diskutuar për Vettingun në politikë.
Një ditë më parë, gjatë seancës parlamentare deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama. Kjo bëri që seanca të ndërpritej dhe deputeti Hasa të përjashtohej me 10 ditë, ndërsa grupet parlamentare të opozitës kërkuan përjashtimin e kryeministrit Rama.
Nga ana tjetër edhe PS kërkoi përjashtimin e kreut të PD, Lulzim Basha. Në seancën që mblodh sërish mbrëmje e djeshme, mazhoranca rrëzoi dekretin e Presidentit për kthimin e buxhetit për rishqyrtim.





