Një 36-vjeçar shqiptar është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 në Itali.

Sipas mediave italiane, shqiptare me iniciale E.H., ka humbur drejtimin e makinës së tij, dhe është përplasur me një bllok çimentoje.

Nga përplasja e fortë, 36-vjeçari ka përfunduar jashtë makine, ndërsa kanë qenë persona të rastësishëm që i kanë ofruar ndihmën e parë.

Menjëherë më pas ai është transportuar në spital, ndërsa ende nuk bëhet e ditur gjendja e tij.