Policia e Vlorës ka reaguar pas shpërthimit me tritol të ndodhur rreth orës 19:30, që tronditi Orikumin, ku në qendër të sulmit ishte në makinë.
Burimet zyrtare sqarojnë se automjeti tip “Ford” në pronësi të shtetasit Vezir Bello, 59 vjeç, ishte parkuar pranë banesës së këtij të fundit. Bello punon si shofer ambulance në Orikum, ndërsa nuk dihet nëse ai ka pasur konflikte.
Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat edhe të një mjeti tjetër, i parkuar në afërsi. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor qe po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave dhe shkakun e shpërthimit.





