Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj të fejuarës, arrestohet në flagrancë 27-vjeçari, banues në Sallmone.

Efektivët e rendit të komisariatit të Shijakut kanë prangosur të riun F.Ll., i cili akuzohet për ushtrim dhune ndaj 25-vjeçares Xh.B. banuese po në Sallmone.

Madje, policia ka plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për vajzën e re që u rrah nga i fejuari.