Në një postim në Facebook, deputeti demokrat, Endri Hasa, i cili sulmoi kryeministrin Edi Rama sot në Kuvend, ka zbuluar të vërtetën e vezëve, duke hedhur poshtë akuzën e deputetit Taulant Balla se ato ia dha kreu i PD-së, Lulzim Basha.
Sipas asaj që shkruan Hasa, kanë qenë dy studente të Fakultetit të Shkencave Sociale dhe të Shkencave të Natyrës, që i kanë dhënë deputetit vezët për të goditur kreun e qeverisë.
"Këto janë Irisa dhe Diana, studente në Fakultetin e Shkencave Sociale dhe të Shkencave të Natyrës. Një vezë në fytyrën e pacipë të Edi Ramës është detyrë e çdo qytetari që nuk e pranon vjedhjen dhe arrogancën e kryeministrit mashtrues’, më thanë studentët. Përpara se të më jepnin vezët, Irisa shtoi duke qeshur 'sot je student'.
p.s. Shërbimi i shëmtuar me video dhe pretendime qesharake nuk e shpëton dot Taulant Yaris nga skandali i ri 60 milionë euro i mikut të tij Mond Bego. Më mirë vezë kontrabandë në parlament, sesa kontrabandë cigaresh Made in Librazhd."





