Prej disa kohësh përfolitet se këngëtarja Dafina Zeqiri është ndarë nga ish-i dashuri Jose, me të cilin bashkëjetonte për më shumë se dy vite.

Edhe pse ata dukeshin mjaft mirë pranë njëri-tjetrit, ka disa kohë që nuk janë parë bashkë, duke ngritur dyshimet se janë ndarë.

Daffi nuk reagoi publikisht në lidhje me këtë çështje, por së fundmi ka publikuar një foto në Instastory ku tregon statusin e saj momental.

“Statusi im i fundit i lidhjes”, shkruan këngëtarja në foton ku duket dora e një njeriu kapur me një dorezë plastike të mbushur me ujë, duke lënë të kuptohet që ajo tashmë është beqare.