Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar veprimin e deputetit të PD, Endri Hasa, i cili qëlloi me vezë kryeministrin Edi Rama në foltoren e Kuvendit si shenjë revolte për studentët.
Gjatë një prononcimi për mediat jashtë Kuvendit, Berisha tha se veprimi i deputetit të PD ishte një lloj kartoline për Ramën me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.
"Vezët e Endri Hasës ishin kartolina e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri që i dërgoi kryekumbarit dhe kreut të krimit të organizuar, Edvin Ramës. E vërteta është se ato vezë vinin direkt nga Surreli"– tha Berisha.
Kujtojmë se deputeti Hasa qëlloi Ramën me vezë, por e ka zënë në trup dhe i ka kaluar afër kokës. Pas kësaj ngjarje, Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare deputetin Endri Hasa.





