Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes së rëndë të një dite më parë, ku një 11-vjeçar u përplas për vdekje dhe më pas u largua menjëherë pa i dhënë ndihmë të miturit.

Policia bën me dije se ka vënë në pranga 18-vjeçarin me iniciale M.C, banues në Tropojë, i cili dyshohet si autor i aksidentit të ndodhur dje në aksin rrugorë Koçanaj-Bajram-Curri.

18-vjeçari dyshohet se ka aksidentuar për vdekje të miturin dhe më pas është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugore” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”, të parashikuar nga nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.