Kryeministri Edi Rama ka ironizuar iniciativën e deputetit të Partisë Demokratike, Endri Hasa për ta qëlluar me vezë në foltoren e Kuvendit.
Rama shkruan në Twitter se, të kthyer në Kuvend pas një kohe të gjatë rrugëve, opozitarët e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë.
"Të kthyer pas një qëndrimi të gjatë rrugëve, opozitarët tanë jo vetëm duket e paskan të vështirë të përshtaten me rregullat e sjelljes jorrugore, po si duket e paskan vrarë kohën koteceve duke dhunuar pula e vjedhur vezë, kur kaluan në ilegalitet nga frika e mllefit të studentëve."





