Reperi grek Tus ka publikuar një këngë të re dhe çudi përbën fakti që këtë këngë ia dedikon shqiptarit më të famshëm në Greqi, Alket Rizait, i cili është bërë i njohur për dy arratisjet spektakolare me helikopter nga burgjet greke ndërsa në arratisjen e tretë dështoi.

Tus njihet në Shqipëri për bashkëpunimin me Brunon një vit më parë me këngën "Shqiptare". "Kam kënduar për Alket Rizain sepse Alket Rizai është hero këtu në Greqi. Është trim, ka bërë gjëra të çmendura brenda dhe jashtë burgut", thotë ai.

Në videoklipin e Tus shfaqet një djalë i veshur me bluzën e kuqe me shqiponjë të madhe të zezë mbi gjoks dhe 'Albania' të shkruar në pjesën e pasme të saj. Djali mban kapuç në kokë dhe armë në dorë gjatë gjithë videoklipit.

Nuk dihet sesa sukses do të ketë reperi në Greqi me këtë projekt, por e sigurt është se kënga "ka ndezur" edhe në Shqipëri.