Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte i ashpër gjatë fjalës së tij drejtuar deputetëve socialistë në Kuvend, pas rikthimit të opozitës.

“Jeni të poshtër si dreqi dhe bëni budallenjtë si gomari. Jeni një tufë banditësh. Ne jemi këtu vetëm për studentët. Gjysma prej jush duhet të jenë në burg. Ke shkel kushtetutën, ke shkel procedurën po kap edhe Bankën e Shqipërisë me 28 firma. Ky hajduti psiqik të ndalojë vjedhjet , lerini gomarrliqet, tufë horrash dhe banditësh. Vetëm banka të ka ngel pa kapur, po do e shihni se ku do përfundoni. Kape edhe Bankën kape”, u shpreh Basha.