Deputeti i Partisë Demokratike, Endri Hasa tentoi të godiste me vezë kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Kreu i qeverisë sapo kishte marrë fjalën, kur deputeti u turr drejt foltores së Kuvendit dhe hodhi vezën.

Vetëm ndërhyrja e Gardës ka shmangur përplasjen fizike, ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi e përjashtoi nga seanca deputetin Hasa.