Pas publikimit të lajmit se edhe doktoratura e socialistit Taulant Balla, është plagjiaturë, ka ardhur edhe reagimi i ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani.
Me anë të një postimi në Facebook, Manjani ka ironizuar taulant Ballën duke shkruar:
“Nuk e dija që Taulant Balla qënka lauruar me titullin ekselent “Summa Cum”…
Edhe këtë e paska pasë plagjiaturë”.

Më herët, studiuesi Taulant Muka ka publikuar plagjiaturën e numrit dy të Partisë Socialiste, deputetit Taulant Balla.
Përmes një postimi në rrjetin social, Muka shkruan se një shqiptar i diplomuar në Londër ka publikuar plagjiaturën e marrë “copy paste” të kreut të grupit parlamentar të PS-së Balla.
Plagjiatura e Taulant Ballës:
Alfonc Rakaj, i diplomuar ne King's College Londer, zbulon Plagjiaturen e Taulant Balla! Alfonc eshte nxitur nga deshira per te pare meritokraci ne kete vend. Z. Balla si figure publike me pushtet politik tregon qe eshte diplomuar me Summa Cum Laude (titull ekselence), gje qe menjehere ngre dyshime. Rezultati i kerkimit, sic shihet, eshte zhgenjyes. Kjo jo per faktin se eshte z. Balla, por per poziten e tij, qe mes te tjerash eshte edhe Kryetar i Grupit Negociator te Kuvendit ne Parlamentin Europian.





