Bashkia e Tiranës, në një deklaratë për mediat, akuzoi kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, se ka zaptuar ashensorin e pallatit ku jeton.
“I bëjmë thirrje Lulzim Bashës të lirojë ashensorin e pallatit ku banon, gjithashtu hapësirë e përbashkët e të gjithë banorëve të pallatit që ai ka zaptuar ilegalisht, me qëllim që të ngjitet me ashensor personal në pallatin me shtesë të paligjshme me pamje nga liqeni artificial”,- thuhej në deklaratën e Bashkisë Tiranë.
Në një postim në Twitter, kryeministri Edi Rama shkroi: “Artist ç’janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s’të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi! Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin. Ta harrojnë”.





