Dy burra në moshë janë konfliktuar fizikisht me njeri-tjetrin në lagjen nr.18 në Durrës, një ditë më parë.
Burime policore njoftojnë se “shtetasi Q.M., 62 vjeç, ka goditur me grushte shtetasin A.H., 68 vjeç, banues në Durrës”.
62-vjeçari akuzohet për veprën penale “Lëndime të tjera me dashje”.





