"Guns n Roses", quhet projekti më i ri muzikor i publikuar një ditë më parë nga këngëtari Ardian Bujupi në duet me këngëtaren e famshme Helly Luv. 

Kënga është një  ndërthurje mes gjuhës shqipe dhe asaj angleze ndërsa nuk mungon patriotizmi, teksa Bujupi sjell kujtime nga fëmijëria në Gjermani, dhe në televizor nuk mungon flamuri shqiptar ndërsa gjatë skenave të tjera, ai dhe këngëtarja bëjnë me duar simbolin e shqiponjës.

Klipi është xhiruar në Arabinë Saudite, ku skenat më të mëdha janë bërë në shkretëtira dhe me makina luksoze ndërsa kënga është mjaft ritmike.