E gjithë pasuria e DJ të njohur Avicii, do të kalojë në emër të prindërve të tij, pasi ai nuk kishte lënë testament.

Plot 25 milionë dollarë do të trashëgohen nga Klas Bergling dhe Anki Lidén, pasi 28-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling ishte i pamartuar dhe pa fëmijë e sipas ligjit suedez, paratë do t’u dhurohen automatikisht prindërve të tij.

Edhe pse pati një karrierë të shkurtër, DJ me famë botërore siguroi mjaft të ardhura, vetëm në vitin 2014 ai arkëtoi 28 milionë dollarë dhe arriti të fitojë 250,000 dollarë në një natë.

Në vitin 2012 ai i dhuroi të gjitha të ardhurat e turneut të tij amerikan, më shumë se një milion dollarë, për Feeding America, dhe në vitin 2013 ai dha një milion euro për organizatën suedeze të ndihmës Radiohjälpen.