“Çudi! Në Vlorë, ku u votua vetë Kryeministri, paska pakënaqësi! Ta ketë kurdisur opozita edhe këtë?! Apo kazani?!”

Kështu e ironizon në Facebook, takimin e kryeministrit Edi Rama me studentët, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani.

Përballja e kreut të qeverisë me studentët u karakterizua nga debate të ashpra, ku studentët nuk ngurruan të sulmojnë qeverisjen dhe aktorët politikë.