Policia italiane ka arrestuar një shqiptar bashkë me partneren e tij për posedim të lëndëve narkotike.
Shqiptari i prangosur është indentifikuar si Ervis Mankollari, 35 vjeç, ndërsa mësohet se drogën e mbanin të fshehur mes plehrave.
Mediat italiane shkruajnë se pas kontrollit në shtëpi, çiftit iu gjetën 10 kile marijuanë dhe 10 gramë kokainë të ndara në disa doza, 7 prej të cilave i mbante gruaja në portofolin e saj.





