Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë, i cili do të jetë një djalë.
Ajo është munduar që të qëndrojë larg vëmendjes së mediave gjatë kësaj periudhe, duke e mbajtur të fshehtë barkun e rrumbullakosur, deri më tani.
Duket se Almeda ka vendosur të "thyeje akullin" dhe të postoje një foto në InstaStory, në muajin e 5-të të shtatzënisë.
Ajo është krah bashkëshortit të saj, aktorit të njohur turk, Tolgahan teksa njërën dorë e mban në barkun e rrumbullakosur, i cili tashmë është mëse i dukshëm.





