Një makinë ka përplasur për vdekje një fëmijë 11 vjeç. Aksidenti tragjik ndodhi në rrugën Bajram Curri-Shoshan.

Policia e Kukësit njofton se "më datë 19.12.2018, në aksin rrugor Bajram Curri-Shoshan, ka humbur jetën fëmija i mitur  F.P., vjeç 11, banues në fshatin Koçanaj, ku dyshohet të jetë aksidentuar nga një automjet, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes."

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur postblloqe dhe për të identifikuar shkaktarin e aksidentit tragjik.