Në një postim në Facebook, deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, shkruan se Shqipëria ze vendin e parë në Evropë për deshirën e njerëzve për të braktisur vendin.

Salianji bazohet në sondazhin e Gallup, i cili thotë se 1.7 milionë banorë duan të largohen nga Shqipëria, teksa shkruan se të rinjtë duan të largohen sepse nuk shohin perspektivë.

STATUSI I PLOTË

1.700.000 shqiptarë duan të largohen nga Shqipëria sipas sondazhit të Gallup! Shqipëria ze vendin e parë në Evropë për deshirën për tu larguar!

OKB paralajmëron se nê vitin 2100 popullsia e Shqipërisë mund të zbresë në 800.000 banorë.

Të rinjtë duan të largohen sepse nuk shohin perspektivë, nuk ka arsim cilesor, vende pune, shërbim shëndetesor. Plakja e popullsisë po ndodh me ritme me të shpejta se kudo.

Prandaj protestojnë studentët, prandaj shoqëria është thuajse në depresion, prandaj duhet të protestojmë të gjithë. Të largohet qeveria, jo populli.