Një automjet është shkrumbuar nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Bëhet fjalë për automjetin e Donjeta Xhelilit.

Automjeti tip "Citroen" me targa AA65ORV ishte i parkuar përpara një banese në vendin e quajtur "Depot e djathit'' në lagjen Meçite, kur ka marrë flakë. 

Nuk dihen arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërkohë që grupi hetimor po hulumton për të zbuluar autorin e mundshëm të zjarrvënies.