Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka fajësuar shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini për dështimin e dialogut me Serbinë ndërsa ka zbuluar edhe arsyen e nervozimit gjatë takimit të djeshëm.
"Kosova më nuk do të jetë në mëshirë të të tjerëve. Do të binden të gjithë që kjo puna e taksës jo vetëm që nuk ka me u heq, por do të konsolidohet dhe nuk do të ndryshojë deri në njohje të Kosovës. Është absurd me e heq", tha Haradinaj.
Ndërkohë që nuk është ftuar në takimin që do të mbahet nesër në Bruksel, kryeministri Haradinaj tha se mirëpret një gjë të tillë.
"Nuk më ka mbetur më punë që të jem aty. Unë i kam kryer ato çfarë kam pasur të them. Moghereni e ka çrregulluar dialogun, ka nxjerrë shumë probleme në rajon", është shprehur ai.