Justin Bieber ka filluar një kapitull të ri romantik me bashkëshorten e tij Hailey Baldwin, por në zemrën e tij ka ende një hapësirë për Selena Gomez.
Raportohet se këngëtari po përpiqet ti afrohet ish-të dashurës edhe pse qëllimet nuk rrjedhin nga ndjenja romantike por nga shqetësimi për gjendjen e Gomez, pasi u shtrua në një qendër rehabilitimi.
Ai është ndjerë i shqetësuar dhe i detyruar që t'i qëndronte pranë për të kontrolluar gjendjen e saj mendore, pavarësisht se është i pandashëm nga bashkëshortja e tij Hailey.
"Justin Bieber vazhdon ta kontaktojë Selenën, sepse është me të vërtetë i shqetësuar për shëndetin e saj mendor ajo hyri në një qendër rehabilitimi,"-tha një burim.





