Dua Lipa dhe Paris Hilton janë yje shumë të famshme, secila në fushën e saj, ndërsa kur bëhen bashkë, padyshim që marrin vëmendjen e fansave.
Këngëtarja shqiptare dhe amerikania miliardere janë bërë bashkë këtë fundjavë, duke bërë disa poza të përbashkëta.
Fotografitë e realizuara, ato i kanë shpërndarë nëpër profilet respektive në rrjetet sociale.
Në këtë takim të nivelit të yjeve, Dua është shfaqur me një veshje interesante me ngjyra në pjesën e sipërme, teksa në pjesën e poshtme kishte zgjedhur xhinse. Ndërkohë, biondja e famshme amerikane dukej elegante, e veshur me një fustan të zi.
Paris Hilton ka publikuar dy video me këngëtaren shqiptare, në të cilat shfaqet shumë e entuziazmuar dhe argëtuese nën shoqërinë e Duas. “Shumë e lumtur që po festoj pushimet sonte me këtë bukuroshe epike si Dua Lipa”, shkruan Paris në njërin prej videove, ndërsa në tjetrën nënvizon: “Duke u kënaqur me Dua Lipën. Fuqia e femrës” .
Një kolazh me foto ka publikuar në profilin personal të saj edhe Dua Lipa, ku ndër të tjera shkruan: “Kjo është e nxehta Paris Hilton”.





