Në një njoftim të shkurtër online, tek faqja e Policisë së Shtetit, policia e Durrësit bën të ditur se ka arrestuar në flagrancë 3 persona të akuzuar për trafik narkotikësh.

“Në kuadër të një plan operacioni, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar në flagrancë shtetasit A.C, E.K, dhe M.A, për veprën penale trafikimi i narkotikëve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme”,- njofton policia.

Bie në sy, se ndryshe nga herët e tjera, informacioni jepet shumë i rezervuar, pasi nuk jepet as mosha e të arrestuarve, as vendbanimi i tyre dhe as sasia e drogës që ju është sekuestruar.

Sipas policisë së Durrësit, çështja është ende nën hetim dhe për këtë arsye nuk jepen detaje më të hollësishme.