Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përshkallëzimit të protestës së studentëve, të cilët vendosën të bllokojnë akset kyçe të kryeqytetit.
Bllokimi i tre pikave të rëndësishme në Tiranë, Zogu i Zi, kryqëzimin përballë Bankës së Shqipërisë (te Dollari) dhe Kryeministrisë, ka shkaktuar trafik në rrugë, ndaj edhe Rama i pyet protestuesit se çfarë borxhi ju kanë qytetarët.
"A mund t’ju pyes juve që ju mësojnë Doktorresha dhe Artisti të bllokoni rrugët e qytetit e dyert e fakulteteve, ndërkohë që mbani bllokuar rrugën e Dialogut, duke iu hedhur në fyt me sharje e akuza atyre që duan Dialog: Po çfarë borxhi ju kanë juve qytetarët e studentët e tjerë?", shkruan kreu i qeverisë.





