Një shtetas shqiptar është ekstraduar nga Greqia, i dënuar me 16 vite burg për vrasje. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Bardhok Frroku, lindur në Pukë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë e ka dënuar Frrokun me 16 vjet burgim për veprat penale “Vrasje me paramendim” dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga nenet 78 dhe 278 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Athinën, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi i tij nga Greqia drejt vendit tonë.





