Në njoftimin e saj për shtyp, policia e Durrësit bën të ditur se ka nisur procedimin penal ndaj 19-vjeçarit F.V.
Mësohet se i riu nga Durrësi, ditën e mërkurë, ka goditur me sende të forta shtetasin D.B. 36 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur lehtë pas dhunës së ushtruar mbi të.
19-vjeçari F.V. akuzohet për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”.





