Një person ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Fushë Krujë, si pasojë e një aksidenti. Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje shtetasin Gëzim Kaziu, 59-vjeç nga Tapiza.

Drejtuesi i makinës tip ‘BMW’, shtetasi A.I. që shkaktoi aksidentin, pasi ka humbur kontrollin ka përfunduar në një kanal. Forca policie vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe motiveve të ngjarjes. "Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për sqarime të mëtejshme",– bën të ditur policia e Durrësit në njoftimin zyrtar.