Dalin detajet e para për shpërthimin e eksplozivit, mbrëmjen e sotme në një banesë në Vlorë.

Shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen "24 Maji" (Çole) në qytetin e Vlorës, në katin e dytë të një pallati dhe dyshohet për lëndë eksplozive.

Lënda eksplozive mësohet se ka shpërthyer në banesën e bashkëshortes së të ndjerit, Hyqmet Nexhipi. Ai u ekzekutua tre vite më parë në Vlorë. Forcat policore kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Sipas policisë së Vlorës, bashkëshortja e të ndjerit është vendosur në këtë banesë disa javë më parë me qira.